Klubi japonez befason Hajrizin, e konfirmon transferimin për ditëlindjen e tij (Foto)

E publikuar: 17/01/2018 10:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klubi japonez i basketbollit, Kanazaëa Samurai, ka konfirmuar tranferimin e Drilon Hajrizit.

Hajrizi ashtu siç është spekuluar edhe zyrtarisht është bërë pjesë e klubit japonez të basketbollit, Kanazaëa Samurai.

Hajrizi u konfirmua si lojtar në faqen zyrtare të klubit, dhe kjo është bërë në mënyrë të veçantë pikërisht në ditëlindjen e tij të 26-të.

Basketbollisti nga Prishtina ka udhëtuar tash e sa kohë në Japoni, por vetëm tash u konfirmua si lojtar i ri i klubit japonez.

Hajrizi kështu bëhet sportisti i parë kosovar që do të luaj për një klub japonez.

Basketbollisti është i gjatë 2013 centimetra dhe luan në pozitat 3-4.

Hajrizi është edhe reprezentues i përfaqësueses së Kosovës. /Telegrafi/