Klubi i Prodhuesve të Kosovës pranon mirënjohje nga Kuvendi

E publikuar: 19/12/2018 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës ka ndarë një mirënjohje për Klubin e Prodhuesve të Kosovës, pas angazhimit në komisionet parlamentare.

Në njoftimin nga Klubi i Prodhuesve thuhet se do të vazhdojnë të kontribojnë në zhvillimin e sektorit të prodhimit.

“Klubi i Prodhuesve me punën dhe angazhimin ka kontribuar me komente dhe propozim-amendamente në projektligjet e këtyre komisioneve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.Klubi i Prodhuesve do të vazhdojë edhe në të ardhmen që të jap kontributin dhe do të vazhdojë angazhimin për zhvillimin e sektorit të prodhimit në vendin tonë”, thuhet në njoftim.