Klubi i Prodhuesve kërkon nga ministri Murati t’i mbështesë prodhuesit

E publikuar: 29/04/2021 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Klubi i prodhuseve

Klubi i Prodhuesve të Kosovës është takuar me mnistrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.Gjatë takimit, Klubi i Prodhuesve e uroj për detyrën ministrin por edhe u diskutua për pozitën financiare të vendit, sidomos për gjendjen e prodhuesve gjatë pandemisë COVID-19.

Po ashtu gjatë takimit Klubi parashtroi disa kërkesa konkrete sa i përket sektorit të prodhimit, dhe u kërkua mbështetja e Qeverisë për fuqizimin e këtij sektori, si njëri ndër bartësit kryesor të zhvillimit ekonomik të vendit.

Gjithashtu gjatë takimit u përmenden edhe masat e domosdoshme për formalizimin e ekonomisë dhe zbatimin e ligjit, të cilat do të ndikon drejtpërdrejtë në tërheqjen e investimeve, bilancin tregtar dhe krijimin e vendeve të reja të punës