Klubet e Premier Leagues do të humbasin rreth 1.12 miliardë euro shkaku i COVID-19

E publikuar: 11/06/2020 09:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klubet e Premier Leagues patën të hyra rekorde prej 5.2 miliardë funte (5.8 miliardë euro) gjatë stinorit 2018-19, sipas të dhënave të publikuara nga Deliotte të enjten. Por, të hyrat pritet të ulen për shkak të pandemisë COVID-19, raporton agjencia Reuters.

Koronavirusi i ri ka penguar stinorin 2019-20. Në raportin e Deloittes parashikohet që klubet e Premier Leagues të humbasin rreth një miliard funt (1.12 miliardë euro) të hyra këtë stinor, ani pse kampionati pritet të rifillojë më 17 qershor.

Gati 500 milionë funte do të humben për shkak se ndeshjet do të luhen pa shikues, duhet të kompensohen transmetuesit. Do të humben edhe disa marrëveshje komerciale.

“Rikthimi i futbollit në mënyrë të sigurt dhe të ndjeshme, është e rëndësishme për të limituar ndikimin financiar që ka pasur pandemia”, ka thënë Dan Jones, kreu i Grupit për Biznesin Sportiv në Deloitte./Koha.net/