Klopp zbulon disa sekrete, ka diçka nga Barcelona dhe Reali!

E publikuar: 28/04/2017 10:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jurgen Klopp ka dhënë intervistë ekskluzive për gazetën prestixhioze spanjolle, Marca. Ndër të tjera, Klopp ka treguar lojtarët që e mahnisin atë dhe që do të donte t’i kishte në skuadër. Trajneri gjerman ka zbuluar poashtu se kishte ofertë nga skuadra të mëdha të La Ligas, por e zgjedhi Premierligën duke kërkuar një sfidë më të madhe para vetes.

“I kam disa futbollistë më për qejf. Te Reali më mahnitë Toni Kroos. Ai është një gjeni i mesfushës, është i zgjuar tej mase. Mendoj se është truri i lojës së Realit, ai e di gjithmonë se çfarë do të bëj me top. Më mahnitë edhe Sergio Busquets. Do të doja ta kisha në skuadër. Ai është vetëm 28 vjeçar, por duket se luan që 16 vite futboll profesionist. Ronaldo na magjeps të gjithë, jam i sigurt se ai punon më shumë se secili futbollist tjetër në botë. Sa i përket Messit, Messi është Messi. Vetëm një të tillë e ka futbolli. Më pëlqejnë shumë edhe Alcantara i Bayernit, David Silva i Cityt, Pedro i Chelseat. Sa i përket ligës unë e çmoj tej mase Premierligën. Këtu secila ndeshje është derbi dhe secila skuadër ka kapacitet të mposht skuadrën e parë dhe të dytë. Unë kisha oferta nga skuadra të fuqishme të La Ligas, por e zgjodha Liverpoolin nga Premierliga për të sfiduar më shumë veten. Nuk ka asnjë kampionat në botë më të vështirë se Premierliga” ka thënë Klopp.

Trajneri gjerman e ka komentuar edhe situatën te Liverpooli duke thënë se është trajneri më me fat që po e drejton këtë skaudër.

“E dua futbollin romantik dhe Liverpooli është skuadra e vetme në botë që ta ofron këtë mundësi. Nëse këtu do të më lejonin do të qëndroja edhe 20-30 vite. Do të isha më i lumturi në botë po të pensionohesha këtu. Këtu njerëzit jetojnë për dy arsye, për futboll dhe për dashuri. Zgjohem në mëngjes me himnin e famshëm të skuadrës, në qytet njerëzit flasin për skuadrën pavarësisht humbjes ose fitores. Këtu është një gjë që na bashkon të gjithëve, të gjithë vuajmë, të gjithë gëzohemi së bashku. Ndoshta në të ardhmen nuk do të më pranojnë te Liverpooli, por fjalët e mija për këtë skuadër nuk do t’i ndërroj asnjëherë, jam njeriu më me fat në botë për pozicionin që kam këtu. Deri në fund kemi edhe pak ndeshje, shpresoj se do të mund ti fitojmë të gjitha. Nëse ndodhë kjo do të jemi në Ligën e Kampionëve, nëse jo ne do të qajmë së bashku dhe unë do të them se jam fajtori 100% për këtë mossukses” ka thënë Klopp./Indeksonline/