Klopp u thotë lojtarëve ta harrojnë të kaluarën pa tituj dhe ta fitojnë tash

E publikuar: 25/12/2016 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menaxheri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp i ka ftuar lojtarët e tij që ta harrojnë historinë e dhimbshme që Liverpool nuk ka marrë titull të Premier League që nga viti 1990.

Ai ka thënë se beson në skuadrën e tij dhe që ata munden të fitojnë titullin këtë sezon.
“Ne duhet të bëjmë punën tone. Ta bëjmë dhe ta provojmë. Jemi mjaftueshëm të mirë dhe klubi është mjaftueshëm i madh”, ka thënë Klopp ne një intervistë për Sky Sport.