Klopp shpjegon zëvendësimin e Salahut: Nuk është i lënduar

E publikuar: 30/09/2018 00:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Liverpoolitm, Jurgen Klopp, foli pas barazimit 1-1 ndaj Chelseat dhe normalisht nuk mungoi pyetja rreth zëvendësimit të Mohamed Salah në minutën e 66-të.

Trajneri gjerman me pak fjalë tentoi të shpjegojë se largimi nga loja i egjiptianit nuk erdhi për shkak të ndonjë lëndimi, por thjesht nuk ishte i kënaqur me mënyrën e lojës.

“Salah nuk është i lënduar. E di që njerëzit do të tentojnë të bëjnë bujë me këtë”.

“Nuk ishte ndeshja më e mirë e Mo në karrierë. Ai vazhdimisht futet në situata dhe kjo e bën atë lojtar të klasit botëror”.

“Ai dëshiron të jetë vendimtar”. ka thënë Klopp pas ndeshjes në Stamford Bridge .

Xherdan Shaqiri në duel me Alonson © (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Në vend të Salah u fut Xherdan Shaqiri, i cili asistoi te goli i barazimit i shënuar nga Daniel Sturridge.

Ndeshja e ardhshme e Reds është kundër Manchester Cityt dhe natyrisht që Klopp si dhe gjithë tifozët e Liverpoolit presin një paraqitje të madhe nga Salah. /Telegrafi/