Klopp: Salah mund të bëhet njëri nga më të mirët në botë, por nuk i ndihmojnë krahasimet me Messin

E publikuar: 18/03/2018 02:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jurgen Klopp ka rënë dakord me sugjerimet se Mohamed Salah së shpejti mund të konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë, por menaxher i Liverpoolit mendon se krahasimet me Lionel Messin nuk do të ndihmojnë yllin egjiptian.

Salah shënoi katër herë dhe dhuroi një asistim në fitoren 5-0 ndaj Watfordit në Anfield të shtunën mbrëma, duke arritur në shifrën e 27 gola golave në Ligën Premier në sezonin e tij të parë në Merseyside.

Se Salah ka pasur një ndikim të madh te Liverpooli dhe te loja e tij e ka thënë edhe Klopp, i cili pas ndeshjes ka thurë elozhe për të, por ka refuzuar ta krahasoj me Lionel Messin, pasi sipas tij këto krahasime nuk i bëjnë mirë lojtarit.

Salah ishte i papërmbajtshëm duke shënuar 4 gola (Getty Images) 

“Po, unë mendoj se Mohamed është në këtë rrugë. Kjo është e mirë”, ka thënë fillimisht Klopp, kur u pyet se a mund të konsiderohet Salah njëri nga lojtarët më të mirë në botë.

” Unë nuk mendoj se Mohamed dëshiron apo dikush tjetër dëshiron të krahasohet me Lionel Messin”.

Klopp mendon se Salah dhe Messi nuk duhet të krahasohen momentalisht

“Ai [Messi] është ai që po bën të njëjtën gjë për 20 vite. Lojtari i fundit që unë e di se ka ndikuar në një performancë në ekip ishte Diego Maradona, një tjetër djalë argjentinas”.

“Mo është në një rrugë fantastike, kjo është e sigurt, por si gjithmonë në jetë është, nëse keni aftësi, atëherë ju duhet ta tregoni atë vazhdimisht dhe konsistenca e tij është shumë e mirë për ne”.

“Ai na ndihmon shumë. Djemtë duan të luajnë së bashku me të”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/