Klopp për shortin: Do të japim gjithçka

E publikuar: 16/03/2018 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jurgen Klopp ka reaguar për herë të parë pas tërheqjes së shortit që e vuri Liverpoolin përballë Manchester Cityt.

Dueli i madh çerekfinal i sheh dy skuadrat në ndeshje të zjarrta më 4 prill në Anfield dhe 10 prill në Mançester për sfidën kthyese.

Duke folur për faqen zyrtare, Klopp u shpreh i entuziazmuar.

“Unë kam thënë më parë dhe është e vërtetë se gjithnjë mund të përballemi me ndonjë fqinj dhe kjo ka ndodhur tani, por nuk më brengos aq shumë”.

“Ne marrim atë që na ofrohet. Është City? Le të shkojmë”.

“Ne kemi humbur një dhe kemi fituar një tjetër në kampionat ndaj tyre dhe nuk mendoj se ata besojnë se shorti më i mirë për ta është Liverpooli. Kjo është shenjë për ne se sa të fortë mund të jemi”.

“Ne kemi edhe disa ndeshje deri atëherë, por mezi pres duelin ndaj tyre”, u shpreh Klopp. /Telegrafi/