Klopp në dilema për Salahun, nuk dihet nëse luan ndaj WBA

E publikuar: 13/12/2017 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menaxheri i Liveproolit, Jurgen Klopp, do ta vlerësojë gjendjen e Mohamed Salahut para ndeshjes të mërkurën në Ligën Premier.

Salah ka pasur një start të furishëm në Anfield dhe me golin e tij ndaj Evertonit ai ka arritur në kuotën e 19 golave.

25 vjeçari u zëvëndësua nga Klopp në minutën e 67-të dhe shikoi ndeshjen nga stoli teksa ekipi i tij barazoi me Evertonin për shkak të një dëmtimi në kofshë.

Tash Klopp thotë se vazhdon të ketë brenga për lojtarin, i cili thotë se ka një dëmtim.

“E nxorra Mohamed Salahun sepse ai ka pasur një problem në kofshë”.

“Më pas të gjithë thanë: ‘Si mund ta largoni atë’ dhe gjëra të tilla. Unë s’mund të dal dhe të them se ai është afër për t’u lënduar”.

“Për momentin nuk është i lënduar, por shpresoj ta kemi njxerrë me kohë nga loja”, u shpreh Klopp

/Telegrafi/