Klopp: Ishte paraqitje mbresëlënëse për 80 minuta, 5-2 është një rezultat fantastik

E publikuar: 25/04/2018 03:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpool ka marrë një fitore fantastike në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Jurgen Klopp shkëlqeu për 80 minuta, por në 10 minutat e fundit vuajti nga Roma e zgjuar vonë nga gjumi.

Trajneri gjerman i The Reds, ka thënë se skuadra e tij pati paraqitje mbresëlënëse për 80 minuta.

“Ishte paraqitje mbresëlënëse për 80 minuta ose më shumë, por në fund bëmë disa gabime që nuk më pëlqyen”, tha Klopp.

(Foto: Getty Images)

Ish-trajneri i Dortmundit dhe Mainzit deklaroi se do të ishin më të lumtur me rezultatin 5-0 ose 5-1.

“Natyrisht se do të ishim më të lumtur nëse do të përfundonte 5-0 ose 5-1, por edhe 5-2 është një rezultat fantastik”.

“Ishte ndeshje më e mirë se sa mendoja”, përfundoi Klopp.

Përballja e sontme ndaj Romës ishte e para për Klopp që është afër ta sigurojë finalen e dytë në Ligën e Kampionëve pasi të njëjtën gjë më parë e kishte bërë me Borussia Dortmundin. /Telegrafi/