Klopp i lumtur me paraqitjen ndaj Cityt

E publikuar: 08/10/2018 11:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur pas barazimit 0-0 ndaj Manchester Cityt në Ligën Premier.

Tekniku gjerman tha se është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij dhe se kjo ishte ndeshja me intensitetin më të madh deri më tani në këtë fillim sezoni.

“Ishte një sfidë me intensitet të madh. Jam i lumtur me atë që djelmoshat kanë treguar sot”.

“E kemi filluar mirë, por që të fitosh ndaj Cityt duhet të shfrytëzosh edhe gjysmë rastet”.

“Mbrojta jonë ka luajtur mirë, në përjashtim të disa situatave. Ishte një sfidë më të vërtetë me intensitet të madh, në ndeshjet tjera që i kemi fituar intensiteti nuk ishte si i sotëm”.

“Penalltia? Ishim me fat në atë rast”, ka shtuar Klopp.

Liverpooli, City dhe Chelsea kanë nga 20 pikë, ndërsa ndeshja e ardhshme e Reds është kundër Huddersfield. /Telegrafi/