Klopp: Chelsea e ka merituar titullin në Premierligë

E publikuar: 12/05/2017 09:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jurgen Klopp mendpon se Chelsea e ka merituar titullin në Premierligë. Por, trajneri gjerman insiston se dallimi mes Chelseas dhe Liverpoolit në fushë nuk është i madh siç duket në renditjen tabelore
Jurgen Klopp, menaxheri i Liverpoolit, nuk mendon se janë shumë larg liderit të Premierligës, Chelseas, edhe pse këta të fundit janë në renditjen tabelore 14 pikë përpara tyre.

“Ju duhet të shikoni ndeshjet që luajtëm kundër Chelsea. Ne nuk ishim 14 pikë larg tyre, kjo është e sigurt. Por, lojtarët e Chelseas janë me përvojë, të ftohtë si akulli dhe marrin pikë. Ata luajnë shumë serioze dhe përfundojnë kur duhet të përfundojnë”, ka deklaruar Klopp.

Klopp gjithashtu vuri në dukje se lëndimet kanë ndikuar në ecurinë e Liverpoolit këtë sezon, ndërsa Chelsea nuk ka pasur lëndime të mëdha dhe të gjata gjatë gjithë sezonit.

“Chelsea meriton titullin, por unë kam thënë tashmë se skuadra e Antonio Contes kishin më shumë fat me lëndime”, ka theksuar gjermani.

“Diego Costa, ka humbur një ndeshje, Eden Hazard një? Pedro mund të luajë, Willian mund të luajë, reparti i tyre mbrojtëse mund të luajë. Ju keni nevojë për këtë fat dhe pastaj kaloni”, ka përfudnuar ish trajneri i Borussia Dortmudnit. /Express/