Kloopi nuk shijon fitoren as në Anfield

E publikuar: 22/10/2015 23:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i ri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka debutuar në Anfield Road, duke barazuar 1 me 1 me Rubin Kazanin në kuadër të Ligës së Evropës.

Pas barazimit pa gola me Tottenham Hotspur në Premier Ligë, trajneri gjerman nuk ka gjetur fitoren e parë në karrierë me Liverpoolin pasi Rubin Kazan u tregua shumë e fortë për ekipin e tij.

Anglezët u befasuan nga rusët në minutën e 15 kur Marko Deviq realizoi për 1 me 0.

Kjo epërsi e rusëve zgjati deri në minutën e 37 kur gjermani Emre Can barazoi rezultatin që ishte edhe përfundimtari në këtë takim.

Me këtë barazim Liverpooli pozicionohet në vendin e dytë me 3 pikë nga tre takime të zhvilluara në Ligën e Evropës.