Klitschko rrëzohet nga froni, Tyson është kampioni (Video/Foto)

E publikuar: 29/11/2015 00:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dusseldorfi na rezervoi një ndeshje mjaft dramatike në mes të ish-kampionit Wladimir Klitschkos dhe Tyson Fury.

Britaniku Tyson Fury është kampioni i ri i botës, pasi arriti të luftoj fuqishëm për 12 runde, duke e rrëzuar pas nëntë vitesh nga froni ukrainasin, Wladimir Klitschko.

Deri më tani Fury ka zhvilluar 25 meçe dhe nuk ka humbur asnjë, kështu që, epiteti i të pamposhturit vazhdon për 27-vjeçarin.