Klitschko e shet për 182 mijë euro USB-në që përmban parashikim e duelit me Joshuan

E publikuar: 15/12/2017 07:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Llogaria bankare e ish-kampionit të botës në boks është pasuruar edhe me mbi 182 mijë euro.

Wladimir Klitchko ka muaj që është pensionuar nga boksi profesionist pas humbjes nga Anthony Joshua.

Ukrainasi muaj më parë kishte pësuar “knock-out” teknik gjatë raundit të 11 në ballafaqim me boksierin britanik, ku me ç’rast gjyqtari kryesor e kishte ndërprerë takimin.

Por, para takimit gjatë konferencës për shtyp ish-boksieri kishte reklamuar një USB memorie duke pohuar se në të gjendet parashikimi i tij për këtë duel.

“Në këtë USB gjendet parashikimi im. Mos më pyesni para luftës se çfarë kam shkruar aty. Vetëm personi që do të jetë në gjendje ta hapë atë, do ta mësojë parashikimin tim”, kishte thënë atëbotë ukrainasi.

Tashmë USB memoria e famshme e 41-vjeçarit anonim është blerë për shumën mbi 182 mijë euro dhe nuk dihet nëse do ta zbulojë se çfarë shkruan në të vërtetë.

Ndryshe, Klitschko më ka bërë të ditur se nuk do t’i kthehet boksit pas refuzimit për një ri-duel me Joshuan. /Telegrafi/