Klinika Infektive jep detaje rreth vdekjes së 63 vjeçares së prekur nga Covid-19

E publikuar: 12/05/2020 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klinika Infektive ka njoftuar se sot ka përfunduar me vdekje pacientja H.E.(1957) nga Komuna e Rahovecit.

Siç thuhet në raport, pacientja ishte pranuar në Klinikën Infektive me datën më 3 maj në gjendje të rëndë, paraprakisht e konfirmuar për Covid-19 dhe me disa sëmundje të tjera shoqëruese, përcjellë Klan Kosova.

Kjo është vdekja e 29 në nivel vendi nga Covid-19 dhe e tetëmbëdhjeta në Klinikën Infektive nga kjo sëmundje.