Klinika e Onkologjisë: Përkundër situatës së krijuar me COVID-19 kemi ofruar 40 mijë shërbime mjekësore për 9 javë

E publikuar: 22/05/2020 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkundër situatës së krijuar me COVID-19 thotë se ka vazhduar me ofrimin e shërbimeve mjekësore për pacientët me kancer.

Bazuar në raportimet nga kjo klinikë, vetëm për 9 javë janë ofruar 40 mijë shërbime të ndryshme mjekësore për pacientët.

Nga raporti njoftohet se prej tyre, janë ofruar 4 mijë e 500 i shërbime të kimioterapisë, 4 mijë e 200 mjekime me kimioterapi intravenoze.

“Numri i pacientëve që marrin shërbime të kimioterapisë brenda dite është rreth 150”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, kishte 250 seanca të rrezatimit brenda jave, ku brenda dite rrezatohen deri në 50 pacientë.

Në total, për këtë periudhë kohore kishte rreth 2 mijë seanca rrezatimit.