Klinaku: Gjykata Speciale nuk është e drejtë, po gjykon vetëm pjesëtarët e UÇK-së

E publikuar: 01/10/2020 21:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka folur rreth Gjykatës Speciale, dhe themelimit të saj.

Klinaku ka thënë se si organizatë e kanë kundërshtuar vazhdimisht, pasi që nuk është një gjykatë e drejtë.
“E kemi kundërshtuar vazhdimisht sepse nuk mund të jetë një gjykatë e drejtë përderisa gjykon vetëm pjesëtarët e UÇK-së, kur dihet që në Kosovë ka pasur luftë clirimtare kundër pushtuesit, dhe pushtuesi është ai që ka bërë krime lufte”, u shpreh ai në Dukagjini.

Tutje tha se si organizatë e veteranëve, kanë kërkuar një gjykatë vendore që do ti ndjekte dhe gjykonte krimet e luftës në Kosovë.

Klinaku shtoi së Gjykatën Speciale e ka shtyrë Serbia që të krijohet, mirëpo deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë krijuar.