Klea Huta festoi ditëlindjen, kjo ishte surpriza që iu bë moderatores (VIDEO)

E publikuar: 13/07/2017 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Moderatorja simpatike Klea Huta festoi mbrëmë ditëlindjen.
Në këtë ditë të veçantë, ajo mori urime të shumta, por edhe surpriza nuk mungoi. Një grup miqsh i sollën Kleas tortën duke ia zbukuruar edhe më tepër atmosferën me këngën e ditëlindjes në sfond.

Megjithatë ne ende presim të mësojmë atë surprizën më të veçantë, të bërë nga personi i saj i zemrës, Elgiti. Edhe pse në lidhje prej pak kohësh, marrëdhënia e moderatores me producentin u bë publike vetëm ditët e fundit teksa u kapën mat në shoqërinë e njëri-tjetrit në Vlorë.