Kjo video dyminutëshe i përshkruan koncertet e Duas gjatë kësaj vere

E publikuar: 15/09/2018 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dua Lipa ka qenë njëra ndër artistet më të angazhuara gjatë kësaj kohe sezonale.
Edhe kjo verë ka qenë tejet e ngjeshur për Duan e cila ishte prezente në koncerte të ndryshme anembanë botës, shkruan lajmi net.

Madje, Lipa në gusht ishte edhe në Kosovë në festivalin “Sunny Hill”, të organizuar nga babai i saj, Dukagjini. Karakteristikë e koncerteve të Duas është numri i madh i njerëzve që pothuajse gjithnjë sallat janë të mbushura.

Nuk ka dyshim se këngëtarja 23 vjeçare ndez atmosferën me hitet e shumta që po kryesojnë top-listat në botë.

Me anë të një video të publikuar në Youtube për 2 minuta ajo i përshkruan koncertet dhe pritjen e fansave para performancës. Të gjithë adhuruesit e muzikës së artistes shqiptare performancat e saj mund t’i shohin në videon e mëposhtme.

Përkundër kësaj, jo gjithçka nga koncerti ecën mirë. Në këtë të fundit në Kinë ndodhi një incident teksa policia rrahu disa fansa të saj për vallëzimin që bën.