Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka ftuar nesër në takim liderët politikë para nisjes për në Washington ku së bashku me presidentin Hashim Thaçi, do të takohen me homologët e tyre nga Serbia presidentin Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq.
Por lidhur me ftesën e kryeministrit Hoti, ka reaguar Vetëvendosjes, përmes zëdhënësit të tij, Arlind Manxhula i cili ka shkruar se Qeveria Hoti nuk ka legjitimitet dhe se nuk ka pasur nevojë të dërgojë ftesë.
“Kjo qeveri është e paligjshme. S’ka as kredibilitet e as legjitimitet. E, ftesa e saj për takimin e sotëm as nuk ka ardhur e as nuk ka pasur nevojë ta nisin”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.