Kjo nuk është një modele prej të vërteti por një krijim kompjuterik

E publikuar: 18/02/2019 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Teknologjitë e krijimit kompjuterik po avancojnë aq shumë dhe aq shpejtë saqë është e vështirë nganjëherë të tregosh diferencën mes realitetit dhe animacionit.

Megjithatë teknologjitë nuk po përdoren vetëm për efekte speciale të filmave, sepse sot po aplikohet për të krijuar njerëz virtualë.

Imma është një modele virtuale Japoneze e cila ka tronditur botën e modës. Imma merr emrin nga fjala Japoneze “ima” që do të thotë tani.

Modelja përfaqëson boomin aktual teknologjik modern. Ajo është krijuar nga kompania ModelingCafe dhe duket sikur të ishte një modele e vërtetë e madje ka Instagramin dhe Twitterin e saj.

Imazhet e Imma pasqyrohen duke vendosur kokën e saj 3D të animuar në sfond dhe trupa të ndryshëm.

Është thuajse e pamundur të dallosh sepse çdo gjë edhe lëkura e saj duket prej së vërteti.

Karriera e saj e modës po arrin e majat dhe ka pushtuar kopertinën e CGWorld Magazine. Mbase ajo është hapi i parë drejt kalimit nga modele të vërteta në modele të gjeneruara kompjuterikisht.

Por çfarë do të thotë kjo për industrinë e modës? Kur mendojmë për të ardhmen e vendeve të punës për njerëzit, të gjithë tremben. Megjithatë është e vështirë që një teknologji e tillë të mohohet edhe nga një perspektivë artistike. /PCWorld Albanian