Kjo mësuese e mori nxënësin në shtëpi për seks

E publikuar: 22/06/2015 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një mësuese në SHBA është arrestuar dhe është nën akuzë pasi ka bërë seks me një nga nxënësit e saj në shtëpinë e saj.

Lauren Mitchell, e martuar, që jep mësim në një shkollë të mesme në Nju Xhersi, e mori nxënësin 15-vjeçar në shtëpi, ku bënë seks.

Drejtori i shkollës mësoi për këtë veprim gjatë një ekskursioni të shkollës.

Mitchell, 32 vjeç, u arrestua të premten, por është liruar me kusht përkundrejt garancisë 150 mijë dollarë.

Ajo do dalë në gjykatë më 7 korrik.