Kjo lodër ia humbi shikimin një fëmije, kujdes

E publikuar: 24/06/2016 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një prej lodrave më të përhapura në shumë shtëpi kua fëmijë , i ka kushtuar 8-vjeçarit humbjen e 75% të shikimit. 

Johnny ishte në një panair, kur pa një lazer dhe i kërkoi me ngulm prindërve që t’ia blinin. Por teksa po luante me të në shtëpi, filloi të eksperimentonte me lazerin duke e afruar dhe duke ia drejtuar syve të tij. Brenda një sekonde, rrezja i shkaktoi një djegie të pakthyeshme të retinës.

Sipas Qendrës Amerikane të Sugurisë Shëndetësore për Pajisjet, lazerat me 3-5 milivat fuqi janë në limitin e sigurisë. Por ka shumë lazera që shkojnë përtej këtij kufiri sigurie, duke u kthyer në një rrezik të vërtetë për fëmijët, të cilët janë të prirur të eksperimentojnë me çdo lodër që marrin.

Në Shqipëri, shumë lodra që importohen nga Kina apo Turqia përmbajnë lëndë tepër të dëmshme për shëndetin e fëmijëve. Sipas një publikimi të Koalicionit Shqiptar për Sigurinë e Lodrave në vitin 2012, sasia e klorurit të polivinilit të gjetur në kukullat plastike të importuara nga Kina rezultonte tepër e lartë, duke përbërë një rrezik për nxitjen e kancerit tek fëmijët.

Sa për lazerat që shiten në çdo pikë shitjeje përpara çdo shkolle fillore për një kosto shumë të ulët, nuk ekziston legjislacioni që të mund të krijojë një limit të rrezeve të këtyre lloj ‘lodrave’.