Kjo komunë nuk e përfill grevën, shumica e shkollave fillojnë mësimin

E publikuar: 22/01/2019 09:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Deçanit nuk po e përfill vazhdimin e grevës nga SBASHK-u.

Shkollat nëpër fshatra dhe shumica e atyre në qytet kanë filluar procesin mësimor, njofton Klan Kosova

Rreth kësaj për Klankosova.tv ka folur Dafina Cacaj, shefe e kabinetit të kryetarit.

“Rreth 80% e shkollave kanë filluar procesin mësimor, nëpër fshatra kanë filluar të gjitha e në qytet shumica nga shkollat”, ka thënë Cacaj.

Kujtojmë që edhe ditën e djeshme disa shkolla në Deçan kanë mbajtur 2 ose 3 orë mësimore por përsëri i janë bashkuar grevës.