Kjo kompani shpërblen punëtorët që nuk e pinë duhanin me…

E publikuar: 31/10/2017 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky vendim u morr pasi punëtorët që nuk e pinë duhanin u ankuan se po punojnë më shumë se ata që e pinë duhanin, transmeton Gazeta Express.

Zëdhënësja e kompanisë, Hirotaka Matsushima, tha për The Telegraph: “Një prej punëtorëve të stafit tonë jo-duhanpirës dërgoi një mesazh në kutinë e sugjerimit të kompanisë duke thënë se pushimet e pirjes së duhanit po shkaktonin probleme.”

Pas sugjerimit, drejtori i kompanisë Takao Asuka vendosi t’u japë punonjësve të tjerë jo duhanpirës kohë shtesë për ta kompensuar, shtoi Matsushima.