Kjo kompani e padëgjuar më parë prezantoi telefonin e parë në botë me ekran që paloset

E publikuar: 01/11/2018 04:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një kompani shumë pak e njohur u bë e para në botë që lançoi një telefon me ekran që paloset.


Rouyu Technology prezantoi telefonin e quajtur FlexPai ka ekran 7.8-inç dhe është 7.6mm i hollë.

Telefoni ka dy kamera të pasme 16+20-megapiksel dhe bateria karikohet në 80% në 60 minuta.


Kjo kompani është e specializuar në ekranet fleksibël dhe jo kompani dosido që po përpiqet të fitojë famë me një telefon të tillë.

Sipas një insajderi, FlexPai do të ketë procesorin e ardhshëm ende të pazbuluar Snapdragon 855.

Ky i fundit ka publikuar edhe një klik i cili tregon mekanizimin e palosjes së ekranit të telefoni i cili i hapur ngjan me një tablet.

FlexPai del në shitje ditën e nesërme për 1291 dollarë për modelin 6GB RAM dhe 128GB memorie, 1434 dollarë për modelin 8GB RAM dhe 256GB memorie dhe 1864 dollarë për modelin 8GB dhe 512GB memorie. /PCWorld Albanian