Kjo këngëtare pritet që ta “dridh” Zvicrën me 12 Maj

E publikuar: 07/05/2018 05:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fatlume Popovci pas sukseseve të mëdha vendore pritet që të këndojë për bashkatdhetarët tonë në një mbrëmje gala.

Ajo do të jetë mysafire në  diskotekën Boleros në Zurich të Zvicrës të shtunën e ardhshme ku do të këndojë me një numër të madh këngëtaresh të tjerë.

Bashkë me Fatlumen pritet që të këndojnë edhe një mori këngëtaresh të famshëm si: Sabri Fejzullahu, Greta Koçi, Mentor Kurtishi, Eni Koçi dhe Erkan Musliu.

Ndryshe kënga “Plaga ime” e Fatlumes me Bleron është njëri prej hiteve më in të momentit. /GazetaExpress/