Kjo ishte dëshira e fundit e Maradonnas të cilën e zbuloi pak para se të vdiste

E publikuar: 25/11/2020 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vdiç në moshën 60 vjeçare pas disa problemeve të njëpasnjëshme shëndetësore, por Diego Armando Maradona padyshim se do të mbetet ne kujtimet e të gjithë sportdashësve për kontributin që ai dha për futbollin dhe sportin në përgjithësi.

Por, jo vetëm me futbollin, Maradona kishte një lidhje të fuqishme edhe me vendin e tij të lindjes, Argjentinën, të cilin kishte dëshirë ta shihte në një gjendje më të mirë ekonomikisht e sidomos duke mos i parë fëmijët duke mos pasur gjëra ushqimore.

Dashuria e Maradonas me Argjentinën ishte një lidhje e dyanshme dhe ai gjithashtu foli për shpresat e tij për të ardhmen në një intervistë të fundit për botimin argjentinas “Ciarin”, ku edhe kishte deklaruar si më poshtë:

“Unë dua që të gjithë argjentinasit të jenë mirë, ne kemi një vend të bukur dhe kam besim se Presidenti ynë do të jetë në gjendje të na nxjerrë nga ky moment”

“Më trishton shumë kur shoh fëmijë që nuk kanë mjaft për të ngrënë, e di se çfarë është të bësh uri, e di se si ndihesh kur nuk ha për disa ditë dhe kjo nuk mund të ndodhë në vendin tim. Kjo është dëshira ime, të shoh argjentinasit të lumtur, me punë dhe duke ngrënë çdo ditë.”, kishte deklaruar Maradona.

Me rastin e vdekjes së tij, Argjentina ka shpallur tre ditë zie kombëtare.