Kjo i ndodh organizmit tuaj nëse konsumoni një limon në ditë

E publikuar: 16/02/2018 02:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mirëpo, përveç te humbja në peshë, limoni ndihmon edhe te gjendjet serioze shëndetësore, shkruan Femina.

Lëngu i limonit

Përveç se është zgjidhje më e mirë nëse duam të largojmë etjen dhe të mposhtim temperaturat e larta, limoni ndihmon edhe te një gamë e gjerë e sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore.

Humbja në peshë

Me anë lëngut të limonit shumë më lehtë do t’i shkrini kilogramët e tepërt dhe do të pengoni grumbullimin e tyre në vendet kritike. Për rezultate më të mira, lëngun e limonit duhet ta pini në mëngjes para ushqimit.

Gurët biliarë

Rreth 80% e gurëve biliarë përbëhen nga kolesteroli, i cili krijohet në rast se mëlçia ose fshika biliare nuk mund ta largojnë me sukses. Për shkak të mungesës së acideve biliare (që mund të vijë si pasojë e plakjes, stresit ose marrjes së barnave të caktuar), kontraksionet e fshikës mund të jenë të dobësuara. Në këtë mënyrë shpjegohet zbrazja e zvogëluar dhe e parregullt e lëngut biliar dhe mbetja e lëngut “të vjetër” biliar, i cili pastaj shtresohet në formë të gurëve kolesterolikë. Prandaj rekomandohet konsumimi i ushqimeve acidike përpara ushqimit, sepse ato mund ta imitojnë acidin biliar dhe e “inkurajon” fshikën biliare për tkurrje në mënyrë që të largojë gurët e vegjël. Prandaj, limoni është ushqim ideal për këtë!

Kollitja

Ky ushqim vepron si ekspektorans- nxit largimin e sekretit nga bronket, për këtë arsye limoni është i nevojshëm te ftohja dhe gripi. Për të lehtësuar kollitjen, pini limonadë ose priteni gjysmë limoni në copa të holla dhe qitni në një litër ujë së bashku me farat e lirit (që janë po ashtu ekspektoransë të njohur) dhe ngadalë lëreni të ziejë për 20 minuta, kullojeni dhe ftoheni me pakëz ujë.

Psoriaza

Psoriaza është sëmundje kronike e lëkurës, e cila kërkon mjekim intensiv dhe afatgjatë sistemik. Duket paradoksale, mirëpo acidi limonik nga lëngu i limonit mund të zbusë thatësinë e lëkurës dhe të zvogëlojë luspimin e saj. Njëkohësisht mund të ndihmojë në rikthimin e njomjes së lëkurës dhe të nxisë largimin e shtresës së vdekur të qelizave. Disa herë në ditë vendosni lëng limoni në sipërfaqet ku është shfaqur psoriaza dhe qëndroni disa minuta në diell. Pas disa javës, zgjateni kohën e qëndrimit në diell. Shumë dermatologë u përshkruajnë pacientëve me psoriazë përbërës të lëngut të limonit në kombinim me rrezet UVA.

Konstipacioni

Limoni është edhe burim i pasur me pektine – fibra ushqyese që në zorrë shndërrohen në xhel dhe lehtësojnë kontraksionin e zorrëve. Nga ana tjetër, celuloza tërheq ujin, gjë që lehtëson tretjen. Në ushqimin e përditshëm përfshijeni lëngun e limonit dhe lëvoren.

Hipertensioni

Vitamina C nga një limon i vogël mund të shtojnë nivelin e oksidit nitrik, gaz i cili organizmit tonë i jep sinjal që të relaksohet dhe zgjerojë enët e gjakut. Po ashtu, lëngu i limonit u ngjan disa barnave të cilat përdoren për uljen e tensionit arterial- ACE inhibitorëve, sepse inhibon hormonin angistin në veshka (ky hormon rrit tensioni e gjakut duke ngushtuar enët e gjakut).

Infeksionet urinare

Ushqimi i pashëndetshëm i përkeqëson problemet me inflamacionin e fshikës urinare, sepse urina acidike vetëm sa i shton dhimbjet. Konsumoni lëng nga një gjysmë limoni, dy-tri herë në ditë. Limonin mund ta përdorni edhe si zëvendësim për uthull. Më i njohur është shfrytëzimi i limonit në specialitetet e peshkut. Lëngu nga limoni në sallatën e pemëve jep shije të veçantë.