Kjo është sëmundja e rrezikshme që po shkaktohet nga insektet në Serbi (Foto)

E publikuar: 18/07/2017 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Serbi djegie të lëkurës nuk po marrin vetëm qytetarët që u ekspozohen rrezeve të diellit, por edhe ata që rrinë nën dritën e ndonjë llambe gjatë natës. Kjo si pasojë e një toksine që e lëshojnë insektet në trupin e njerëzve.
Gazeta serbe “Blic” raporton se klinikat dermatologjike në këtë shtet kanë më shumë punë për shkak të këtij problemi. Madje kjo gazetë citon dermatologun, Goran Isailoviq, që thotë se 10 përqind e pacientëve janë të prekur nga kjo alergji e shkaktuar nga toksina e insekteve, transmeton Lajmi.net.

Dermatologu më tej sqaron se insektet nuk kafshojnë dhe nuk lënë gjurmë, por se në vendin ku lëshohet toksina, pacienti fillimisht vëren skuqje, pastaj dhimbje dhe në fund djegie të lëkurës.
Isailoviq gjithashtu sqaron se insektet zakonisht e lëshojnë toksinën në këto pjesë të trupit, duar, qafë, këmbë, fytyrë. Ajo, gjithashtu, këshillon ata të cilët shohin këto simptoma, që të vizitojnë dermatologun.