Kjo është protesat më e madhe online

E publikuar: 12/07/2017 20:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Amazon, Facebook, Google, Netflix e shumë gjigantë të tjerë të teknologjisë do i bahskohën aktivistëve në një protestë online kundër planit të administratës së Trump për rikthimin e rregullave që kritikët e quajnë “një luftë ndaj internetit të hapur”.

“Dita e aksionit”, që është protesta më e madhe online në histori, erdhi pasi kreu i ri i Komisionit Federale të Komunikimit përgatiti rregulla mbrojtëse të aksesit në internet, që erdhi pas presionit amerikan të kompanive kabllore dhe ofruesve të tjerë të shërbimit të internetit.

Vetë kreu i KFK e ka quajtur këtë rregull si “rikthimi i lirisë së internetit”. Kompanitë protestuese thonë se janë në mbrojtje të parimit themelor që i gjithë rrjeti i internetit të trajtohet në mënyrë të barabartë.