Kjo është lista zyrtare e LDK-AKR-Alternativa

E publikuar: 23/05/2017 14:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë publike listat me emrat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Listës i prin kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, pas tij është Behgjet Pacolli, Mimoza Kusari është numër 3, Ismet Beqiri 4, Kujtim Shala 5, Lirie Kajtazi 6, Lumir Abdixhiku 8. Vjosa Osmani renditet në vendin e 81

listat me të gjithë emrat e kandidatëve nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

Ndërkaq, sot ka përfunduar afati i dhënë nga ana e KQZ-së për korrigjimin dhe certifikimin përfundimtar të listave me emrat e kandidatëve të partive për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u shpallën pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, të cilit i parapriu një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Isa Mustafës, i ngritur nga partitë opozitare dhe i mbështetur nga partneri në koalicion qeverisës, PDK.