Kjo është kosovarja që u kap bashkë me dy vrasës malazezë dhe një serb (FOTO-VIDEO)

E publikuar: 19/07/2018 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në operacionin e madh të Policisë së Kosovës, respektivisht të njësitit për ndërhyrje të shpejt të njohur si FIT, dje dhe mbrëmë në Prishtinë u arrestuan katër persona.
Bëhet fjalë për katër shtetas malazez, një serb dhe një kosovar. Tre të parët ishin të kërkuar nga autoritetet e Interpolit.

Lajmi.net dje publikoi pamje ekskluzive nga arrestimi i këtyre personave në “Emshir” në banesat e quajtura të “arabëve”.

Në mesin e të arrestuarve është edhe shtetasja kosovare, Laureta Zyba e lindur në vitin 1995.

Sipas profilit të saj në Facebook, ajo përshkruhet si valltare dhe e lindur në Prishtinë.

Bëhet e ditur se të arrestuarit që janë nga Mali i Zi janë Mario Milosheviq dhe Gjeorgje Paviçeviq, të cilët janë duke u akuzuar për vrasje.