Kjo është kosovarja që do t’i ligjërojë NATO-s për krimet e Serbisë në Kosovë

27.05.2019 08:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kjo është kosovarja që do t’i ligjërojë NATO-s për krimet e Serbisë në Kosovë

Nora Visoka-Weller flet për rëndësinë e përkrahjes së Kosovës në këtë fushë Gjatë luftës së fundit në Kosovë, një pjesë e thesarit arkeologjik të Kosovës, me pasuri etnografike dhe arkeologjike u ekspozua në Beograd dhe që nga ajo kohë objektet kanë mbetur atje.

Të gjitha eksponatet e ekspozuara në Beograd janë origjinale, përveç monedhave të arit dhe medaljonit të perandorit Prob. Në lidhje me kthimin e artefakteve dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës, ka folur edhe Nora Visoka-Weller, e cila është e specializuar në ligjet mbi artin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

“Jam gjithmonë e lumtur të ligjëroj në vende të ndryshme, por është shumë e rëndësishme për mua të ngris vetëdijen për trashëgiminë e shkatërruar gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe rëndësinë e përkrahjes së Kosovës në këtë fushë”, thotë Visoka-Weller. Nora Visoka-Weller nga Kosova është ligjëruese në akademinë prestigjioze për Studime të Sigurisë Shtetërore në Romë të Italisë. Me ftesë të shtetit Italian, gjegjësisht Ministrisë së Mbrojtjes ajo tani u ligjëron trupave të NATO’s dhe Interpolit mbi ndalimin e kontrabandimit të artefakteve dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vendet e pas luftës. Visoka-Weller gjithashtu është studiuese brenda Kolegjit Selwyn në Universitetin e Kembrixhit. Sipas regjistrimit të eksponateve të bërë në vitin 1990, në Muzeun e Kosovës janë evidentuar 7.290 eksponate. Ndërsa pas përfundimit të luftës, gjatë muajit qershor 1999, 13 arka me material etnologjik janë bartur nga Muzeu i Kosovës-Prishtinë, në Muzeun Etnologjik – Beograd.

Kjo histori nuk ka të bëjë vetëm me procesin teknik të rikthimit, por ka të bëjë edhe me zotërimin e së kaluarës, gjë me të cilën merret arkeologjia. Është thënë vazhdimit se Beogradi i mban këto artefakte për mbrojtje fizike, por edhe për mbrojtjen e identitetit kulturor serb, gjë që është e kërcënuar në Kosovë. Është shumë e rëndësishme që këto artefakte të kthehen, për shkak se janë disa kryevepra, artefakte me vlerë e të rëndësishme dhe mbi të gjitha janë pjesë e kulturës së Kosovës. Ato janë një shpjegim i gjithë kulturës, nga sfondi historik dhe vlera e tyre është e pazëvendësueshme.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet