Kjo është Kosova: rrëzohet skena në ceremoninë për Isa Boletinin!

E publikuar: 10/06/2015 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me intonimin e himnit kombëtar dhe shtetëror ka filluar ceremonia kryesore e manifestimit treditor në nderim të heroit, Isa Boletini, ndërkaq për shkak të erës është rrëzuar skena ku pritet të flasin zyrtarët e shtetit.

Të pranishëm aktualisht janë kryeministri Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veseli, Princ Leka me bashkëshorten, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Ndërkaq, përkundër paralajmërimeve për pjesëmarrje, duket se presidentja Atifete Jahjaga dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi nuk do të jenë të pranishëm.

Bina që ishte rregulluar për ceremoninë e varrimit të Isa Boletinit në Mitrovicë është rrëzuar.

Bina ishte e vendosur në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Kjo ka ndodhur si pasojë e erës së fortë.

Në ndërkohë në stadium ka arritur arkivoli me mbetjet mortore të Isa Boletinit.

Arritja e arkivolit është pritur me thirrjet “Shqipëri etnike” dhe “Sa mirë me qenë shqiptar arrin”.

20150610121540705