Kjo është femra me mbulesë që po i çmend myslimanët (Foto)

E publikuar: 10/01/2017 00:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në video-klipin e “Revolution”, një nga sukseset e mëdha të saj, Helly Luv, këngëtare dhe artiste kurde me origjinë iraniane, lufton kundër ISIS-it me dekolte të artë, flokë ngjyrë të kuqe dhe uniformë ushtarake.

Kjo Beyoncé e Lindjes së Mesme, e fortë dhe e vendosur për komunitetin peshmerga, është shndërruar në një idhull të vërtetë, por për xhihadistët përfaqëson një “fyerje ndaj grave”, ndaj dhe duhet eliminuar.

Protagoniste e “Peshmerga”, film i prezantuar në edicionin e fundit në Festivalin e Kanës nga filozofi dhe gazetari Bernard-Henri Lévy, Helly ka dalë gjithnjë në mbështetje të popullit kurd dhe të militantëve peshmerga që luftojnë kundër Shtetit Islamik. Për këtë motiv, xhihadistët “e duan të vdekur”, përveç se për stilin e jetës “së shthurur” që bën. “Është një fyerje e gjallë ndaj të gjitha grave”, – shkruajnë në “Twitter” militantët e ISIS-it, të cilët e fyejnë dhe e kritikojnë.

Por Helly tashmë është një yll i vërtetë. Në moshën 18-vjeçare ka fluturuar drejt Los Anxhelesit për të ndjekur ëndrrën e saj: të jetë një vajzë e lirë për të kënduar dhe kërcyer. E bërë e famshme në vitin 2013, me nofkën “Risk it all”, sot ka fituar një famë botërore dhe numëron me miliona ndjekës në rrjetet sociale dhe klikime në kanalin ‘You Tube’.