Kjo është arsyeja se pse disa veteranë bojkotuan organizimin e OVL-së (VIDEO)

E publikuar: 31/12/2016 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dita e veteranëve është shënuar me një organizim që është mbajtur në mbrëmje, por që është bojkotuar nga disa anëtarë, njofton Klan Kosova.

Arsye për këtë, sipas Shkumbin Demaliaj – anëtar i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve është shqyrtimi i projektbuxhetit për veteranët.

Ai ka thënë se nuk ka qenë pjesë e këtij organizimi me arsyen se po bëhet sakatosja e UÇK-së.

“Nuk kam qenë as unë po dhe të gjithë ata që kanë marrë vesh se po shqyrtohet projektligji për veteranët dhe aty nuk ka qenë asnjë nga komunat e Dukagjinit, të gjithë e kanë bojkotuar”.

“Për shkak të rrethanave të cilave Kuvendi domosdoshmërish po shqyrton mundësinë ta sakatosë UÇK-në”, ka thënë Demaliaj në Ora e Fundit.

“Kjo rrjedh me rastin e mashtrimit që është bë nga disa anëtarë të shoqatës së veteranëve për ta bërë këtë sakatosje”, shton ai.

Kurse Faton Klinaku – sekretar i OVL ka thënë se ligji i ri i veteranëve nuk është më i miri.

“Mes së keqes, duhet zgjedh atë më të voglën”, ka thënë Klinaku.

“Kemi pas një darkë për të gjithë veteranët nga gjitha komunat e Kosovës. Janë shpërndarë disa dekorata për familjet, Jashari, Pajaziti dhe Haradinaj si dhe për disa bashklufëtarë tanë që edhe kanë vdekur. Janë 45 mirënjohje dhe pesë dekorata”.

“Për projektligjin na ka ardhur situata për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm. Këta deputetë që sot bënin fushtaë në Kuvendin e Kosovës, që kanë miratuar një buxhet prej 38 milionësh. Kategorizimi është bërë për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm. Janë 46 mijë e 300 dhe buxheti është i pamjaftueshëm. Edhe listat janë fryer”, ka thënë Klinaku.

Ai ka treguar se me ligjin i ri si do të bëhet pagesat sipas kategorisë.

‘Kategoria e parë 250 euro, e dyta 170 dhe e treta 120 euro”, pohon Klinaku.