Kjo është arsyeja që janë prishur Majk dhe Capital T

E publikuar: 15/06/2020 23:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Capital T dhe Majk kanë pasur raporte shumë të mira mes vete, deri në pikën sa kanë edhe një bashkëpunim të suksesshëm, këngën ‘Pasha jetën.’

Por, duket se me kohën, gjërat kanë ndryshuar. Kjo të paktën lihet të kuptohet nga dy postime.

Ka qenë Majk i pari që ka lëshuar ofendime ndaj dikujt, pa përmendur emër, siç vepron shpesh në InstaStory

Pa kaluar shumë nga ky postim, një tjetër nga Capital T është interpretuar në rrjet si kundërpërgjigje.

‘Përse urrejtje kur unë kam shfaqur dashuri. Përse je i inatosur vëlla’ – është shprehur reperi, duke lënë të kuptohet se po i përgjigjet Majk.

reperëve, dikur miq të mirë, besohet se nisin nga hatërmbetja pas konfirmimit të duetit të Capital T me Ledrin i cili publikohet pasnesër si pjesë e albumit “Skulpturë”.

Një afrim i tillë duket të mos i ketë pëlqyer Majk dhe ndryshe nga zakonisht këtë herë nuk e ka përkrahur kolegun me postime, siç ka vepruar rëndom deri vonë. /Prive.al