Kjo është arsyeja përse dobësohemi më shpesh gjatë verës dhe jo në stinët e tjera

E publikuar: 04/07/2018 00:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 Duket pikërisht kështu, dielli ndihmon të humbasim peshë: drita në gjatësinë e valës blu, drita shumë intensive gjatë ditës,duke depërtuar në lëkurë arrin qelizat yndyrore sipërfaqësore dhe i bën ato të “shkrihen”. Pikat e lipideve në fakt bëhen më të vogla dhe nxirren më lehtë përmes membranës qelizore. Në dimër, prania e ulët e dritës do të favorizonte efektin e kundërt dhe për këtë arsye akumulimin e yndyrës.

Sipas autorit të këtij studimi, Peter Light, studiues në Institutin e Diabetit në Kanada, qelizat e yndyrës do të punonin si një lloj ore biologjike, e cila i tregon trupit se sa yndyrë digjet sipas sezonit.
Ndryshe nga gjitarët, njeriu ka dhjamë pothuajse kudo në trup, nën lëkurë: në rrjedhën e evolucionit mund të ketë shërbyer si një sensor i jashtëm i dritës, i dobishëm për akumulimin e peshës dhe energjisë në dimër, kur ishte më e vështirë për të gjetur ushqim dhe i përdorin këto rezerva në verë, duke humbur peshë .
Kujdes nga djegia. Por, përveç shpjegimit që japin ekspertët, duhet të keni kujdes nga dielli, mos të ekspozoheni për orare të gjata pasi dëmtoni kështu shëndetin dhe rrezikoheni nga djegia. Nuk duhet të qëndroni në diell me mendimin se sa më shumë të qëndroni aq më shumë kilogramë do të humbisni, sepse ende nuk është e qartë nëse është intensiteti apo kohëzgjatja e dritës ajo që aktivizon mekanizmin e “shkrirjes” së yndyrës./Shendeti.com.al