Kjo është agjenda e Vuçiqit në Kosovë

E publikuar: 19/01/2018 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do të vijë për vizitë nesër në Kosovë, ku siç ka njoftuar, do të takojë serbet e Kosovës.
Vizita e tij vjen pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, që ndodhi këtë javë në veri të Mitrovicës.

Kjo është agjenda e Vuçiqit:

Rreth orës 10:30 Aleksandar Vuçiq do të vizitojë manastirin Banjska.
Rreth orës 11:30 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut.
Rreth orës 17:00 do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka miratuar më 17 janar kërkesën që Vuçiq të vizitojë Kosovën./express/