Kjo domate duket si të pasmet e Kim Kardashian (Foto)

E publikuar: 07/10/2015 17:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një kopshtare ka treguar se ajo do të kultivojë ende perime që ngjajnë me të pasmet e të famshmeve.

Kopshtarja Sarah St John ka treguar se sapo e ka parë domaten në kopshtin e saj, e ka ditur se i ngjan me diçka, derisa iu kujtua fotoja e famshme ku Kim Kardashian tregon të pasmet.

“Unë e kam ende domaten, por mendoj se do të përfundojë njëlloj si domatet e tjera, e prerë për sandwich”, ka thënë Sarah.

“Tani për tani e kemi vetëm Kim-in, por do të vazhdoj të shikoj nëse do rriten tjerat që do i ngjajnë personazheve tjerë publik”, ka përfunduar ajo.