Kjo do t’i ndodhë trupit tuaj nëse hani ullinj çdo ditë

E publikuar: 12/03/2019 23:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ullinjtë rriten nëpër drunjë të quajtur Olea europeae zakonisht në Afrikë,Azi dhe disa vende tjera tropikale. Ata janë të pasur me hekur, kalcium, fibra, vitaminë K dhe vitaminë E.

Kjo do t’i ndodhë trupit tuaj nëse konsumoni shumë ullinj:

Humbni peshë – kur ju konsumoni ullinj do të merrni një sasi të madhe të fibrave dhe lipideve të nevojshme për organizmin.  Gjithashtu ullinjtë përmbajnë një substancë e cila bën djegien e kalorive të tepërta.

Do ta mbroni zemrën – Acidi kryesor yndyror i cili gjendet në ullinj, është acidi oleik. Ky acid yndyror njihet për vlerat e tij dhe aftësinë e tij për të zvogëluar kolesterolin, dhe në përgjithësi për të parandaluar sëmundjet e zemrës.

Do të keni një sistem imunologjik më të fortë – Ullinjtë përmbajnë antioksidantë, përkatësisht polifenolin. Këto substanca bëjnë mbrojtjen e organizmit nga radikalet e lira të cilat dihet që shkaktojnë infeksione virale.

Do të jeni më pak të rrezikuar nga disa lloje të kancereve – Ullinjtë përpos që bëjnë mbrojtjen e organizmit nga infeksionet dhe sëmundjet tjera është vërejtur që ato gjithashtu mbrojnë membranat e qelizave nga disa lloje të tumoreve. Edhe pse janë bërë shumë teste në kafshë, por jo tek njerëzit , gjithsesi është vërejtur që në zonat tropikale ku ullinjtë përdoren shumë, njerëzit janë më pak të prekur nga disa lloje të kancerit.

Do të keni një memorie më të mirë – Polifenolet, njihen për ndikimet e tyre edhe në qeliza të trurit, me ç ‘rast ato e ‘vrasin’ stresin , dhe njëkohësisht ndikojnë në përmirësimin e memories. Në një hulumtim në Departamentin e Neurokirurgjisë është vërtetuar që polifenolet e gjetura në ullinj ndihmojnë shumë në përmirësimin e proceseve neurale, neurodegjenerative dhe çrregullimet tjera psikike.

Do të keni një lëkurë më të mirë – Ullinjtë përmabjnë acid oleik dhe vitaminë E, të dy këta përbërës të nevojshëm për një lëkurë të shëndetshme. Vitamina E ka funksion antioksidativ e cila e mbron lëkurën nga radikalet e lira që shkaktojnë dëmtime në lëkurë.

Në përgjithësi nëse ju keni dëshirë të humbni peshë dhe njëkohësisht të qëndroni të shëndetshëm atëherë ullinjtë janë zgjidhja e duhur./GazetaExpress/