Kishte përpara gjarprin helmues, e vërejti papritmas dhe u largua në moment të fundit (Foto)

E publikuar: 02/11/2017 01:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësit e rendit në Queensland të Australisë, kanë postuar fotografinë ku shihen disa barishte, brenda së cilave ndodhet edhe një gjarpër helmues.

Kopshtari nuk e kishte dijeninë çfarë po ndodhte, derisa ka parë në moment të fundit se pranë rezervave të ujit, ndodhet edhe një reptil i rrezikshëm, transmeton Telegrafi.

Gjarpri i fshehur

“Sikur të sulmonte, pasojat për njeriun do ishin fatale. Megjithatë, u evitua kafshimi”, thuhet në përshkrimin e imazhit.

Vetëm një pjesë e trupit të reptilit

Rasti është shpërndarë në internet, për të rritur kujdesin nga këtyre gjarpërinjve që kanë aftësi të mëdha për kamuflim. /Telegrafi/