Kishin privuar nga liria një femër, arrestohet një person në Pejë, bashkë me djalin

E publikuar: 01/06/2020 11:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi dyshohet se bashkë me djalin e tij kishin privuar nga liria viktimën femër kosovare.

Sipas raportit të Policisë i dyshuari i dytë me viktimën janë larguar në drejtim të panjohur dhe ende nuk dihet vendndodhja e tyre.

“Peje 31.05.2020-18:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti së bashku me djalin e tij kanë privuar nga liria viktimën femër kosovare. I dyshuari i dytë me viktimën janë larguar në drejtim të panjohur dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.