Kinematografia e trashëgimia kulturore edhe sivjet mbesin me legjislacion të vjetër

E publikuar: 17/08/2017 09:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëntë vjet më parë, zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit kishin deklaruar se hartimi i Ligjit për muzetë do të jetë prioritet i këtij institucioni.

Por kanë kaluar 18 vjet pas përfundimit të luftës dhe shteti nuk e ka një ligj të tillë, ani pse nëpër komuna të ndryshme janë ndërtuar objekte që konsiderohen muze pa u mbështetur në një dokument të tillë, shkruan sot Koha Ditore.

Një ligj për muzetë, Ministria e Kulturës nuk do të mundë ta bëjë as sivjet dhe as nuk do të ketë mundësi që ta dërgojë asnjë projektligj në Kuvendin e Kosovës.

Institucioni më i lartë kulturor në vend nuk figuron fare në pakon legjislative të Qeverisë për vitin 2017.

Vitin e kaluar MKRS-ja kishte dështuar të miratojë Projektligjin për kinematografi, e më 2015 një gjë e tillë kishte ndodhur me Projektligjin për trashëgimi kulturore. Që të dyja këto projektligje ishin tërhequr nga Kuvendi i Kosovës nga vetë MKRS-ja.