Kinë, sistemi më i sofistikuar në botë i mbikëqyrjes identifikon gazetarin e BBC në 7 minuta

E publikuar: 20/12/2017 00:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duhen vetëm pak minuta që autoritetet në Kinë të identifikojnë dhe arrestojnë një person të dyshuar duke përdorur rrjetin e gjerë të kamerave me qarqe të mbyllura që posedojnë në mbarë vendin dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës.

Një gazetar i BBC u ofrua vullnetarisht që të testonte një prej sistemeve më të sofistikuara të mbikëqyrjes në botë.

Me këtë sistem autoritetet e vendit me popullsinë më të madhe në botë lehtësisht mund të mësojnë çdo gjë rreth qytetarëve, të identifikojnë njerëzit dhe të gjurmojnë aktivitetin e tyre deri në një javë përpara.

John Sudworth u dha autoriteteve Kineze një foto të tij për ta futur në sistemin e mbikëqyrjes.

Pastaj ai vendosi të dilte në rrugë dhe ambiente publike ndërsa përpiqej të shmangte kamerat kudo nëpër qytet duke u bashkuar me turmën.

Por, çuditërisht kamerat e identifikuan atë si një “të dyshuar,” si dhe lajmëruan autoritetet të cilat i kishin marrë foton pas vetëm 7 minutash.

Kina ka sistemin më të madh të mbikëqyrjes në botë i përbërë nga 170 milion kamera në mbarë vendin. 400 milion të tjera do të instalohen deri në 2020-ën.

Zyrtarët Kinezë thonë se kamerat janë të afta të bëjnë lidhjen e fytyrave të skanuara me dokumentet e identifikimit e madje mund të përllogarisin moshën, etninë dhe gjininë e një personi.

Edhe pse rrjeti ka ndihmuar Kinën të menaxhojë më mirë sigurinë dhe të parandalojë krimin, aktivistët e të drejtave të njeriut shprehen të shqetësuar për privatësinë individuale të qytetarëve. /PCWorld Albanian