Kina do ta ndërtojë një megaqytet, më të madh se krejt Japonia

E publikuar: 07/04/2017 15:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kinë është duke menduar të ndërtojë një qytet gjigant që do të jetë më i madh se gjithë shteti i Japonisë, shkruan Busniess Insider.

Kina po mendon që kryeqytetin e saj Pekinin t’a bëjë një kryeqytet me përmasa gjigante që njerzimi nuk ka parë, mbase as nuk ka menduar deri më tani.

Pekini që aktualisht ka 21 milionë banorë dhe me një siperfaqe afërsisht 17.000 km2, mund të rritet një një qytet gjigant në të ardhmen.

Popullsia nga 21 milionë banorë, pritet të rritet në 130 milionë banorë, qytet me popullsi më të madhe se shteti i Japonisë, që ka 127 milionë banorë.

Qyteti mendohet të jetë shumë funksional dhe të rregulloj sherbimet për qytetaret e Pekinit, duke filluar nga udhëtimet me trena nëntokësor, pastaj ata që janë mbi tokë, sepse qytetarët e Pekinit kanë shumë problem me udhëtimet, jo për shkak të rrjetit të dobët hekurudhor, por për shkak të popullsisë të madhe dhe që është në rritje të vazhdueshme.