Kina shpall investimet në ICO të paligjshme, tronditen kriptovalutat

E publikuar: 18/09/2017 04:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banka Qendrore Kineze, Ministria Kineze e Industrisë dhe Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë publikuan një deklaratë ditën e sotme ku paralajmërojnë qytetarët rreth rreziqeve financiare të ICO-ve, procesit të shitjes së një monedhë dixhitale.

Banka Qendrore e vendit me popullsinë më të madhe në botë tha se dyshon që Intial Coin Offering (ICO) janë përdorur për aktivitete financiare të paligjshme të cilat cenojnë seriozisht rendin ekonomik dhe financiar të vendit.

Në mënyrë që të mbrohen të drejtat dhe interesat e investitorëve si dhe të parandalohen rreziqet financiare Banka shprehej:

Shitja e monedhave virtuale tek investitorët përmes ICO-ve do të jetë e paligjshme.

Sipas Bankës ato ngjajnë me mashtrime financiare, skema piramidale dhe aktivitete të ngjashme kriminale.

Ajo premtoi se autoritetet do të monitorojnë nga afër zhvillimet në të ardhmen për të rikthyer kontrollin tek ky treg i cili sipas tyre është përfshirë nga kaosi.

Çdo shitje monedhash virtuale jo nga autoritetet është e paligjshme dhe nuk ka statusin ligjor për tu përdorur në tregje.

Çdo organizatë dhe individ i përfshirë në ICO është i përfshirë në një aktivitet ilegal financiar

Nga dita e sotme autoritetet Kineze kërkuan ndalimin e aktiviteteve të tilla financiare. Çdo ICO e kaluar duhet të rimbursojë investitorët.

Çdo organizatë e cila refuzon të ndalojë aktivitetin e saj të ICO-së do të procedohet sipas ligjit.

Rregullimi i platformave të menaxhimit dhe financimit të monedhave virtuale

Çdo platformë financimi dhe tregtimi është e ndaluar të këmbejë monedhat virtuale në para letre.

Monedhat dixhitale nuk mund të përdoren si para letre në treg dhe bankat janë të ndaluara të ofrojnë shërbime tek ICO-të.

Publiku duhet të njihet me rrezikun të ICO-ve dhe transaksioneve të tyre financiare

Autoritetet Kineze kërkuan ndërgjegjësimin e njerëzve rreth aktiviteteve financiare ilegale.

Çdo qytetar duhet të jetë i aftë të identifikojë “një para” të përdorur në aktivitete financiare ilegale.

Banka gjithashtu kërkoi forcimin e rolit të organizatave financiare për rregullimin e industrisë, për interpretimin e politikave ekonomike dhe financiare, edukimin e investitorëve dhe ruajtjen e rendit normal financiar.

Që nga 18 Korriku plot 43 ICO janë lançuar në Kinë sipas autoriteteve kineze, ndërsa 62 janë përfunduar me sukses duke grumbulluar investime prej rreth 400 milion dollar.

Çfarë është ICO (Initial Coin Offering)?

ICO-të janë skema të shitjeve dhe investimeve paraprake në projekte të caktuara, të cilat u jepen investorëve të cilët kanë paguar mjete reale financiare apo me kriptovaluta të tjera, siç është Bitcoin. /PCWorld Albanian